BlackHole është një trojan i ri për Mac OS X

BlackHole RAT është një trojan i cili targeton sistemet Mac OS X. Ashtu siç thotë edhe vet trojani, ky është akoma një verzion beta dhe nën përpunim të sipër,...

BlackHole RAT është një trojan i cili targeton sistemet Mac OS X. Ashtu siç thotë edhe vet trojani, ky është akoma një verzion beta dhe nën përpunim të sipër, e cila është një indikator(tregues) se në kohën e fundit krijimi i një softueri maliciozë për paisjet Apple është në rritje.

BlackHole RAT ka rrënjët e saja në Remote Access Trojan(RAT) i njohur shum mirë për Windows i ashtuquajtur darkComet. Ky trojan është analizuar nga Sophos të cilët e quajtën OSX/MusMinim-A, ose shkurtimisht MusMinim.

BlackHole RAT shkakton dëme të ndryshme sikur, dërgon komanda për restartim, shuarje, ose të vendos mesazh në gjith ekranin me të cilën ju mundëson vetëm të restartoni sistemin, ose të hapni faqe përmes shfletuesit tuaj, të jepë dialogje të rreme për të zbuluar fjalëkalimin tuaj të administratorit etj. Trojani gjat startimit të sistemit shkruan:

“Përshëndetje, un jam BlackHole Remote Administration Tool. Un jam një kalë trojan, i cili ka infektuar kopjuterin tuaj Mac. E di, shum njerz thonë se Mac nuk mund të infektohet, por shikoni, tani ju jeni të infektuar! Un kamë kontroll të plotë në kompjuterin tuaj, dhe mund të bëj çfar të dua, dhe ju nuk mund të bëni asgjë për të më ndaluar. Kështu që unë jam një virus i ri, në zhvillim, që do të ketë më shum funksione, dhe do të jem i përkryer. Tani për tani është ok ajo çfar unë mund të bëjë. Për të ju treguar se çfar mund të bëj, unë do të ju restartojë kompjuterin tuaj, menjëherë pasi të klikoni në butonin më poshtë.”

Trojani ende nuk është evidentuar se është përdorur në ndonjë sulm online, tani për tani është vetëm koncept i cili po zhvillohet, por për arsye se është i thjeshtë dhe i lehtë për ndryshime, mund të zbulohen mënyra kreative për ta përdorur, ose dhe për ti mashtruar përdoruesin ta shkarkojnë dhe instalojnë atë.

Apple sigurisht duhet të mendojë më shum në sigurimin e sistemit të saj operativ./itshqip.com

Categories
Software

Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruaj, është një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.
3 Comments on this post.
  • linnd
    28 February 2011 at 20:00
    Leave a Reply

    a ka ksi lloji per xp ?

  • Albo
    1 March 2011 at 00:21
    Leave a Reply

    @ linnd, sigurisht qe ka per XP trojan te tille, edhe ate ne mase te madhe shum sa qe nuk mund ta paramendosh, por ketu behet fjale per sistemin operativ te Apple, i cili eshte me pak i popullarizuar, por ja qe kane aritur edhe per kete sistem dal nga dale, te krijojne programe te tilla keqberese.

  • AlbaShoutCast
    16 May 2011 at 14:45
    Leave a Reply

    NESE E PUBLIKON NJE EXE QE SKAKTON DOM PER UEBFAQE MOS JA PUBLIKONI EMRIN NE TERSI SEPSE
    TE GJITH TE RINJET VRAPOJN PER TA SHKARKUAR AT.

  • Leave a Reply

    *

    *

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    RELATED BY