Blogerët mashtruan opsionin për njohjen e fytyrave në Android

Verzioni më i ri i sistemit operativ Android, Ice Cream Sandwich, prezentoi metodën për mbylljen dhe zhbllokimin e telefonit përmes fytyrës. Edhe pse ideja është mjaft interesante dhe argëtuese,...

Verzioni më i ri i sistemit operativ Android, Ice Cream Sandwich, prezentoi metodën për mbylljen dhe zhbllokimin e telefonit përmes fytyrës. Edhe pse ideja është mjaft interesante dhe argëtuese, Face Unlock opsioni në fakt nuk është edhe aq i sigurt, zbulojnë nga blogu SoyaCincau.

Siç mund të shihet në videon më poshtë, blogerët arritën të mashtrojnë opsionin për identifikimin e fytyrës për të zhbllokuar telefonin me fotografi, edhe atë jo me foto fizike, por me foto të bërë nga paisje tjetër mobile.

“Mashtrimi” i teknologjisë, nëse mund kështu ta quajmë në fakt është lëshim. Megjithatë si duket Google e dinte për këtë lëshim sepse kanë theksuar se mbyllja e paisjeve me teknologjinë për identifikimin e fytyrave është më pak e sigurtë se sa me PIN ose fjalëkalim./itshqip

RELATED BY