Blogjet e hostuara në WordPress.com do të ofrojnë reklama

Kompania udhëheqëse dixhitale e marketingut, Federated Media, dhe kompania përgjegjëse për WordPress,com, Automatic, nënshkruan marrëveshje strategjike e cila do të mundësojë që të gjithë blogjet në WordPress të ofrojnë...

Kompania udhëheqëse dixhitale e marketingut, Federated Media, dhe kompania përgjegjëse për WordPress,com, Automatic, nënshkruan marrëveshje strategjike e cila do të mundësojë që të gjithë blogjet në WordPress të ofrojnë reklama.

Ky partneritet ishte paralajmëruar në konferencën Web 2.0 në San Francisko, dhe do të jetë në dobi të madhe si për pronarët e blogjeve ashtu edhe për kompanitë e marketingut të cilët do të kenë mundësi të zgjedhin nga 24 milion blogje, si dhe qasje deri në 247 milionë vizitorë. WordPress.com është shtëpia e shum blogjeve ku janë mbuluar të gjitha fushat e mundëshme, që ju mundëson kompanive të mbulojnë çdo treg të mundshëm.

WordPress.com dallohet nga sistemi i hapur CMS WordPress.org, ku mundësitë për të përmisuar WordPress.com blogjet janë shum më të vogla, nuk mbështetin widget dhe reklama nga palët e treta, që do të thotë nuk ju sjellin të ardhura pronarëve të blogjeve. Këto blogje kryesisht janë hapur për hobi nga ato që i mirëmbajnë. Partneriteti i ri normalisht do ti gëzoj ato sepse do t’ju mundësoj të fitojnë para, nga hobi i tyre./itshqip

 

RELATED BY