BMW dhe Volkswagen bashkohen në ndërtimin e stacioneve për mbushje të veturave elektrike

stacioni elektrik
Stacioni i parë për mbushje të veturave elektrike, i ndërtuar në San Diego.

Të enjten, BMW dhe Volkswagen njoftuan së do të bashkëpunojnë për të ndërtuar rreth 100 stacione për mbushjen e veturave elektrike në brigjet lindore dhe perëndimore të SHBA-së. Ndërtimi i këtyre stacioneve do të bëhet së bashku me ‘ChargePoint’ që aktualisht është lider në fushën e ndërtimit të stacioneve për mbushje të veturave elektrike. Këto stacione do i bashkohen rrjetit aktual nga ‘ChargePoint’ të rreth 20.000 stacioneve për mbushje të veturave elektrike në Amerikën Veriore. Veturën elektrike në këto stacione mund ta mbush secili person që ka kartelat ‘ChargePoint’ dhe ‘ChargeNow’ apo edhe përmes aplikacionit të ‘ChargePoint’ për pajisje mobile, transmeton itshqip.

Ndërtimi tashmë ka filluar në brigjet perëndimore, me stacionin e parë të ndërtuar në San Diego.

Gjatë fazës së parë të këtij projekti, kompanitë synojnë që të bëjnë ndërtimin e rreth 100 stacioneve të ashtuquajtura ‘Stacione për mbushje të shpejtë’, të cilat priten të jenë funksionale deri në fund të këtij viti. Në lindje ato do të ndërtohen përgjatë autostradës 95 nga Bostoni deri në Uashington, ndërsa në perëndim do të ndërtohen në Portland, San Francisko, Los Angeles dhe San Diego, pra brenda një hapësire rreth 80 km të gjatë. Kompanitë planifikojnë që këto stacione t’i ndërtojnë pranë hapësirave ku mund të ndalesh për të pushuar, pranë qendrave tregtare apo restoranteve të ndryshme. Secili stacion pritet të ketë dy lloje të mbushësve për vetura elektrike, deri në dy mbushës për mbushje të shpejtë me kapacitet prej 50 kW, apo mbushës me kapacitet prej 25 kW, që janë mbushës që përkrahin veturat elektrike aktuale nga BMW apo Volkswagen, apo shumë modele nga kompani tjera. Veturat BMW i3 dhe Volkswagen e-Golf përmes mbushësve me kapacitet prej 50 kW do të mbusheshin brenda 20 minutave, ndërsa përmes atyre me kapacitet prej 25 kW do të mbusheshin brenda 30 minutave./.itshqip

Related Posts