BMW do të blej 57.000 telefona me Windows Phone për puntorët?

Kompania luksoze gjermane e automobilave BMW thuhet se ka porositur një numër të madh pajisjesh me Windows Phone të markës Lumia. Në këtë raport është thënë se kompania gjermane...

BMW do të blej 57.000 telefona me Windows Phone për puntorët
Kompania luksoze gjermane e automobilave BMW thuhet se ka porositur një numër të madh pajisjesh me Windows Phone të markës Lumia. Në këtë raport është thënë se kompania gjermane do të blej 57.000 pajisje për puntorët e saj. Aktualisht kompania është duke përdorur telefonat e mençur të vjetër nga Nokia me platformë mobile Symbian.

Shumica e telefonave që do dërgohen tek BMW do të jenë Lumia 630, megjithëse drejtuesit do të kenë mundësin të zgjedhin telefonat më të luksoz si Nokia Lumia 920 dhe Nokia Lumia 930. Pajsijet e reja pritet të fillojnë së përdoruri nga puntorët e BMW vitin e ardhshëm.

Ky raport thuhet se vjen nga njerëz të brendshëm të kompanisë, por nuk zbulon asgjë tjetër rreth shumës së parave që do paguhen. Pasi që porositë për blerjen e telefonave me markë Lumia do bëhen publike atëherë një gjë është e sigurtë, BMW nuk  do të përdor platformën Windows Phone në linjën e re të veturave të kompanisë./itShqip

RELATED BY