BootChess, loja e shahut me sasinë më të vogël

BootChess, loja e shahut me sasinë më të vogël1

Një kodues francez ka zhvilluar lojën e shahut me sasinë më të vogël që mund të ketë ndonjë program kompjuterik.

BootChess është loja e shahut që ka vetëm 487 bytes, ku kodi i saj është funksional në kompjuterët me sistem operativ Windows, Mac OS X, dhe Linux. Ky program i krijuar është më i vogël sesa 1K ZX Chess, një lojë kompjuterike e shahut, që përmban 672 bytes duke mbajtur kështu rekordin për 33 vite.

Krijuesi i lojës, Oliver Poudade, shpreson që kjo arritje e tij të jetë inspiruese për programerët e tjerë në mënyrë që të përqendrohen edhe tek ‘madhësia e kodit’. Gjithashtu, Poudade deklaroi se optimizmi në programim nuk ka të bëjë vetëm me shpejtësinë, por është edhe madhësia e kodit që ka rendësi të madhe, transmeton itShqip.

Për të arritur qëllimin e tij, Poudade, i cili është njëkohësisht anëtarë i grupit kodues Red Sector Inc, ishte bazuar edhe në lojën kryesore të vitit 1982.

Megjithatë, disa kritikues kanë thënë se loja nuk mund të quhet e “përfunduar” pasi që nuk përmban një lëvizje tek reparti i mbrojtjes ku mbreti dhe topi mund të ndërrojnë pozicionet në të njëjtën kohë.

Sidoqoftë, Poudade theksoi që edhe loja e mëparshme që mbante rekordin, 1K ZX Chess, kishte të njëjtin kufizim. Po ashtu, loja e shahut e krijuar nga programeri Poudade iu ofron ‘ushtarëve’ të kthehen në ‘mbretëresh’ pasi të kalojnë anën e kundërshtarit, funksion i cili nuk ishte në lojën e krijuar nga David Hrone që mbante rekordin deri tani./itShqip

Related Posts