Brazili bëhet shteti i dytë më i madh në Facebook.

SocialBakers, një kompani e cila merret me analitikën e rrjeteve sociale, publikoi një raport se cilët shtete kanë më së shumti përdorues në Facebook. Sipas këtij raporti Brazili është...

SocialBakers, një kompani e cila merret me analitikën e rrjeteve sociale, publikoi një raport se cilët shtete kanë më së shumti përdorues në Facebook.

Sipas këtij raporti Brazili është tani shteti i dytë më i madh në Facebook me më shum se 46 milionë përdorues, që është 22%(perqind) më shum se tre muaj më parë. India, shteti i cili deri më tani kishte mbajtur pozitën e dytë, shënoi rënie në vendin e tretë dhe tani ka mbi 45 milionë përdorues dhe rritje prej vetëm 4% krahasuar me të dhënat e para tre muajve.

SHBA akoma mbetet shtet dominues në Facebook me mbi 157 milionë përdorues. Në tre muajt e fundit, numri i përdoruesve në SHBA është rritur vetëm për 0,99%. Prandaj mund të themi se Facebook ka arritur maksimumin në Shtetet e Bashkuara.

Në vendin e katërt ndodhet Indonezia me 42 milionë përdorues dhe ka shënuar rënie prej 1,88%, përderisa në vendin e pestë ndodhet Meksiko me 33 milionë përdorues dhe rritje prej 3,14%./itshqip

RELATED BY