Broadwell, gjenerata e pestë e procesorëve nga Intel

Intel ka zbuluar zyrtarisht gjeneratën e pestë të procesorëve duke sjellur gjithçka nga Celeron deri në Core i7 për të gjithë llojet e kompjuterëve. Gjenerata e pestë e procesorëve...

Broadwell, gjenerata e pestë e procesorëve nga IntelIntel ka zbuluar zyrtarisht gjeneratën e pestë të procesorëve duke sjellur gjithçka nga Celeron deri në Core i7 për të gjithë llojet e kompjuterëve. Gjenerata e pestë e procesorëve që ndryshe quhen Broadwell, janë linja e parë e procesorëve të ndërtuar në procesin prej 14nm, duke u zvogëluar nga 22nm të linjës Haswell.

Së bashku me Broadwell vjen edhe sistemi Cherry Trail tek çipat e dizajnuar për tableta. Procesi i zvogëlimit i ka bërë çipat 37% më të vogël, ndonëse ata përmbajnë 35% transistorë që i ofrojnë performancë më të mirë.

Përveç rritjes së shpejtësisë për 24% në grafikë, procesorët janë përmirësuar edhe në aspektin e kohëzgjatjes së baterisë pasi që kjo gjeneratë ju ofron një orë e gjysmë më shumë qëndrim në pajisjen tuaj që bartë këtë procesor në krahasim me gjeneratën e katërt të çipave, transmeton ITshqip.com . Njëkohësisht, anëtarët e rinjë të familjes Core janë 15W ose 28W.

Procesorët ofrojnë përzgjedhje të kartelës grafike, duke sjellur grafikë HD 5500 dhe 6000, si dhe Iris 61000. Ata mbështesin kualitetin 4K Ultra HD dhe transmetimin 4K pa tela ndërmjet WiDi. Gjithashtu, procesorët mbështesin DirectX 12, OpenGL 4.3 dhe OpenCL 2.0.

Krahas procesorëve Core, ata janë edhe pjesë e Celeron dhe Pentium. Procesori Core M që e kemi parë në serinë Samsung 9 është njëkohësisht pjesë e linjës Broadwell.

Për pajisjet portative sistemi Cherry Trail është gjithashtu i ndërtuar në procesin 14nm dhe përballon versionin 64-bit. Po ashtu, sjell përmirësime në grafikë me gjeneratën e Intel-it 8-LP dhe Cat. 6 LTE përmes një modemi nga kompania.

Produktet Cherry Trail pritet të debutohen në gjysmën e parë të këtij viti, ndërsa çipat më të mirë për Desktop do të zbulohen një vit më vonë./itShqip

RELATED BY