BUMP, ndaj aplikacionet me tjerët në Iphone?

Të gjithëve mund t’u tregosh aplikacionet tua në një iPhone, tu tregosh se çfarë di të bësh më ta, por nëse edhe ata do të kishin një iphone dhe...

Të gjithëve mund t’u tregosh aplikacionet tua në një iPhone, tu tregosh se çfarë di të bësh më ta, por nëse edhe ata do të kishin një iphone dhe do të pyetnin : a mund të ma dërgosh edhe mua këtë lojë ? Deri me sot pergjigja ka qenë jo, po nisem edhe nga vetja ime. Kjo ka qenë kërkesë e kahmotëshme e përdoruesve të iPhone-s që të mund të ndanin programet e tyre në mes veti, e cila deri me dje ishte e parealizueshme. Por, tani Apple po dëshmon se me të gjithqka është e mundëshme. Tani në skenë ka dalur programi, i quajtur Bump i cili u mundëson të ndani aplikacionet , muzikat , fotot etj.. në mes iPhoneve të juaj ( nënkuptohen se edhe përdoruesi tjetër duhet të ketëtë instalur këtë program).

Ky Aplikacion nuk është vetëm për iPhone – ai është në dispozicion edhe për platformën e telefonave Android.

Versioni i ri i këtij programi do të ju mundësoj përdoruesve të iPhone të u rekomandojnë aplikacione atyrë të Androidit dhe anasjelltas ( duke ditur se ky aplikacion punon në të dy sistemet operative).

Kompania Apple çdo ditë e më shumë po bën hapa gjigant drejt plotësimit të çdo kërkese të konsumatorëve të saj, e gjitha që na mbetet neve është të presim edhe për për shum risi të reja dhe sensacionale nga kjo kompani./itshqip.com

RELATED BY