Call of Duty: Black Ops 2

Uebfaqja zyrtare e Call of Duty: Black Ops 2 nga Activision tani është hapur. Përveç që konfirmon 13 Nëntorin si datë të publikimit të lojës për Xbox 360, PS3...

Uebfaqja zyrtare e Call of Duty: Black Ops 2 nga Activision tani është hapur.

Përveç që konfirmon 13 Nëntorin si datë të publikimit të lojës për Xbox 360, PS3 dhe PC, plus artin e kutisë së lojës, seksioni i faqes për porositje të hershme, thotë:

“Shtyrë kufijtë e asaj që adhuruesit e lojës kanë ardhur të presin për shitësit e autorizuar dhe ekskluziv, Call of Duty: Black Ops 2 i bartë lojtarët në një të ardhme të afërt “Luftën e ftohtë të shekullit 21”, ku teknologjia dhe armatimi bashkohen për të krijuar një gjeneratë të re mjetesh lufte.”

Faqja po ashtu ka nyjën për reklamën e parë të lojës Black Ops 2 në kanalin e Call of Duty në YouTube, por kjo video momentalisht është private. Supozojmë se kjo do të ndryshoj pas transmetimit të sotëm të reklamës së parë të lojës në televizionin amerikan.

Artikulli është përditësuar, tani mund ta shikoni reklamën e parë të kësaj loje.

RELATED BY