Canonical kërkon 32 milionë dollarë nga përdoruesit për të krijuar Ubuntu Edge

Canonical, kompania pas Ubuntu-s, startoi kampanjë në Indiegogo me të cilën kërkon 32 milionë dollarë për të krijuar telefonin Ubuntu Edge. Përderisa po shkruajmë tekstin, mbi 5000 persona kanë...

abstract-high-tech-background-vector-19785678

Canonical, kompania pas Ubuntu-s, startoi kampanjë në Indiegogo me të cilën kërkon 32 milionë dollarë për të krijuar telefonin Ubuntu Edge. Përderisa po shkruajmë tekstin, mbi 5000 persona kanë dhuruar mbi 2.7 milionë dollarë, që është një fillim mbreselënës. Kampanja zgjatë 31 ditë, që do të thotë kjo kompani duhet të mbledh mesatarisht nga 1 milionë dollar në dit! Në varshmëri nga shuma e dhuruar, donatorët do të fitojnë qasje ran deri tek telefoni, përshembull ato të cilët do të dhurojnë 600 dollarë deri sotë në mesnatë, ose 800 dollarë më pas, do ta fitojnë telefonin e kësaj kompanie deri në maj të vitit 2014.

Sipas të dhënave të publikuara, telefoni do të punojë në Ubuntu Phone, në Android, dhe sepse është përshkruajtur si “superphone” do të punojë edhe në desktop Ubuntu kur do të lidhet me monitor. Edge do të posedojë 4GB RAM, 128 GB hapësirë dhe ekran me 4.5 inch me rezulucion 1280*720 HD. Nuk ka detaje për procesorin veq se do të jetë procesori më i shpejtë në dispozicion.

RELATED BY