Carbon për Android vonohet deri më 22 Korrik për shkak të kufizimeve të Google Play

Carbon, Twitter klienti i palëve të treta që debutoi në webOS para lansimit eventual për Windows Phone, është drejtuar nga Android këtë muaj dhe do të ofrohet falas për...

Carbon, Twitter klienti i palëve të treta që debutoi në webOS para lansimit eventual për Windows Phone, është drejtuar nga Android këtë muaj dhe do të ofrohet falas për shkarkim. Në një postim të djeshëm në Google+, nga zhvilluesi Dots & Lines u cek se po synon të paraqes aplikacionin me Holo-temë në Google Play javën e ardhsme më 22 Korrik dhe se atyre që ishin duke testuar prototipin alpha të aplikacionit së shpejti do t’u ofrohej një përditësim për versionin beta përfundimtar.

Më e mira për përdoruesit e Android, Carbon do t’u vihet në dispozicion falas — megjithëse, kjo nuk ishte planifikuar fillimisht kur u nis puna në këtë projekt. Më saktë, Carbon do të ofrohet falas sepse zhvilluesit e tij nuk janë ata që vendosin për këtë: Google aktualisht nuk pranon aplikacione me pagesë nga Emiratet e Baskuara Arabe. Ky kufizim pati ndikim negativ në motivimin e ekipit dhe madje shkaktoi që Carbon për Android të lihej mënjanë përkohësisht gjatë muajve Prill dhe Maj. Shpresohej se Google do të shpallte në Google I/O (konferenca vjetore) mbështetjen për aplikacionet me pagesë nga vendet e reja, mirëpo, u pa qartë se kjo nuk ndodhi.

Sidoqoftë, Dots & Lines vendosi të shkoj përpara dhe të ofroj një aplikacion të klasit të parë, pa reklama, krejtësisht falas për përdoruesit e Android. Ishim të impresionuar kur patëm rastin të vlerësojmë Carbon në muajin Mars, dhe megjithëse gjendja Twitter klientëve në Android eshte permiresuar vazhdimisht me opcionet si Plume, Twicca, dhe Tweet Lanes, me padurim po presim të provojmë versionin publik më detajisht. /itshqip.com

RELATED BY