Carol Bartz pezullohet nga Yahoo!

Carol Bartz, CEO e Yahoo pati një fund jo të mirë në këtë kompani pasi që atë e pezulloi nga puna kryetari i Yahoo! për shkak të mospërmbushjes së...


Carol Bartz, CEO e Yahoo pati një fund jo të mirë në këtë kompani pasi që atë e pezulloi nga puna kryetari i Yahoo! për shkak të mospërmbushjes së objektivave të kompanisë.

Pas largimit, Bartz ju dërgoi të gjithë punëtorëve të Yahoo nga një e-mail nga iPadi i saj për t’i informuar se largimi i saj nuk ishte vullnetar, por se ajo u pezullua nga kryetari i kompanisë.

Ky lajm është raportuar tek të gjitha mediat, të cilat gjithashtu raportuan se CFO i Yahoo, Tim Morse është emëruar si drejtor ekzekutiv i përkohshëm në vendin e Carol Bratz./itshqip

RELATED BY