CES 2011: ASUS prezentoi talet kompjuterë ne tastier të veçantë.

Tablet kompjuterët janë yje në CES konferencën të këtij vitit 2011, kurse ASUS prezentoi të parët, më saktësisht prezentoi 4 tabletë me madhësi të ndryshme, dy nga të cilat...

Tablet kompjuterët janë yje në CES konferencën të këtij vitit 2011, kurse ASUS prezentoi të parët, më saktësisht prezentoi 4 tabletë me madhësi të ndryshme, dy nga të cilat kanë tastierë të ndara fizike.

ASUS Eee Pad Slide dhe Transformer janë 10.1 inç modele të tablet kompjuterëve të cilat kanë tastierë. Tabletët punojnë në Tegra 2, me një rezulucion prej 1280x800px, posedojnë mini-HDMI, microSD dhe miniUSB porte. Kanë dy kamera, atë në pjesën e pasme prej 5 megapikselëve me LED flash, dhe një kamerë tjetër para paisjes 1.2 megapiksel.

ASUS Slider dhe Transformer përdorin sistemin operativ më të ri Android Honeycomb e cila ka mbështetje më të mirë për tablet kompjuterët. Në fakt, shumica e tabletë kompjuterëve që pritet të prezentohen në CES 2011 do të përdorin këtë sistem operativ.

ASUS Eee Pad MeMo është tablet kompjuter 7 inçësh me një rezulucion prej 1024×600, i cili punon në Android, me dual-core 1.2GHz Qualcomm procesor, posedon kamerë para dhe mbrapa paisjes, dhe ka një stilolaps digjital për përdorim e cila është funksionale edhe me Media Note aplikacion për marje të shënimeve dhe Painter për vizatim. Të dy aplikacionet janë “preinstalled” në paisjen. Kurse në treg do të shfaqet në verë dhe do të kushtoj diku 500 dollarë.

ASUS Eee Slate Ep121 është tablet kompjuterë 12 inç, i cili dallon nga tre kompjuterët e mëparshëm, sepse punon në Windows 7 dhe Core i5 procesor me 2 dhe 4 GB RAM memorje, me 64GB hapësirë dhe do të kushton diku 1.100 dollarë.

ASUS tablet kompjuterët do të lëshohen në shitje në pranverë 2011./itshqip.com

RELATED BY