CES 2015: Acer prezanton telefonin e mençur Liquid Z410

Acer ka prezantuar një telefon të mençur me çmim të ulët në CES 2015, Liquid Z410. Ky telefon është i projektuar të ofrojë një eksperiencë të rangut mesatar tek...

Acer ka prezantuar një telefon të mençur me çmim të ulët në CESCES 2015 Acer prezanton telefonin e mençur Liquid Z410 1 2015, Liquid Z410. Ky telefon është i projektuar të ofrojë një eksperiencë të rangut mesatar tek përdoruesit.

Liquid Z410 bartë një procesor katër bërthamor Media Tek MT6732, grafikë ARM Mali-T760, si dhe mbështetje të rrjetit 4G. Gjithashtu, pajisja ka ekran 4.5 inç qHD me rezolucion 540×960, kamerën prapa 5 megapiksel, kurse atë frontale 2 megapiksel me objektiv 80 shkallë. Liquid Z410 posedon një bateri që mund të ofrojë 5 orë bisedim ose mund të jetë 400 orë në gatishmëri. Ende nuk është cekur kapaciteti i baterisë, por detajet e tjera do të shfaqen një javë më vonë. Po ashtu, edhe versioni i Android-it që pajisja do të përdorë mbetet ende i paqartë, por tani më është e ditur që kompania ka vendosur të përdorë një softuer familjar ndaj funksioneve si Acer QuickTouch dhe AcerRAPID Key.

Acer Liquid Z410 do të shitet për 129 euro, dhe do të jetë në dispozicion në Evropë, Lindje të Mesme, dhe Afrikë./itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY