CES 2015, shfaqja më e madhe në histori

Këtë vit panairi i mbajtur në Las Vegas, CES, ka thyer të gjitha rekordet duke u bërë shfaqja më e madhe në histori, bazuar në VentureBeat. Evenimenti kishte gjithsej...

CES 2015

Këtë vit panairi i mbajtur në Las Vegas, CES, ka thyer të gjitha rekordet duke u bërë shfaqja më e madhe në histori, bazuar në VentureBeat. Evenimenti kishte gjithsej 170.000 pjesëmarrës (45.000 ishin jashtë Shteteve të Bashkuara), ndryshe nga viti që kaluam që kishte rreth 160.000 të pranishëm.

“Ky CES vërtetë tejkalojë pritshmërinë tonë. Shfaqja ka frymëzuar pothuajse çdo person të pranishëm duke i dhënë një ndjenjë që inovacionet do të ofrojnë zgjedhje të çështjeve globale që nga mjedisi, bujqësia, transporti, shëndeti e deri tek siguria,” tha Gary Shapiro, drejtori ekzekutiv i CEA-së, transmeton ITshqip.com.

Në këtë raport thuhet se njëri prej viteve më të vështirë të shfaqjes ishte viti 2009, kur numri i të pranishmëve ra nën 130.000 për shkak të rënies së vazhdueshme ekonomike.

Disa prej zyrtarëve të shquar qeveritarë që morën pjesë në këtë eveniment ishin Tom Wheeler nga Komisioni Federal për Komunikim, Edith Ramirez nga Komisioni Federal i Tregtisë, si dhe Zëvendës Sekretari i Departamentit amerikan të Tregtisë Bruce Adrews./itShqip

RELATED BY