Çfar eshte SSD (Solid State Drive).

I inspiruar nga nje SSD qe sapo e instalova ne nje Laptop, dhe pasi e testova vendosa te shkruaj ketu ne forum per SSD sepse e kam pare qe...

???????????????????????????????

I inspiruar nga nje SSD qe sapo e instalova ne nje Laptop, dhe pasi e testova vendosa te shkruaj ketu ne forum per SSD sepse e kam pare qe shum pak ndoshta aspak seshte permendur kjo pjese harduerike, e cila kohet e fundit eshte shum e popullarizuar, dhe shum e perfolur.

SSD ose Solid State Drive eshte nje paisje me chipa memorike. Eshte nje paisje e cila funksionon shum ngjajshem me USB-t per te cilet besoj shumica nga ne kemi ndegjuar dhe i kemi perdorur.

Pa u futur shum ne karakteristikat teknike du t’ju them se SSD shihet si nje komponent e cilat pritet te zevendesojne HDD(Hard Diskun) edhe pse per momentin cmimet jane shkaku kryesor qe e pengon kete ndryshim rrenjesor.

Ne kompjuteret tone nje nder komponentat me te ngadalshem eshte HDD(Hard Disku). Pavaresisht se sa kapacitet keni ne te njejtin ne GB ai perseri eshte fyt i ngusht gjat kyçjes dhe transferimin e te dhenave met vetmen arsye sepse perdor koken per tu kycur tek te dhenat.

Sa per ilustrim Hard Disku funskionon ngjajshem sikur ata gramafonat e vjeter me pllaka qe jon kan me heret. Vetem se gjilpera magnetike tek HDD leviz me miliona here me shum para dhe mbrapa ne pllaken. Te dhenat e HDD jane te shperndara ne lokacione te ndryshme dhe per kete arsye koka magnetike ka nevoje te leviz shpesh nga nje lokacion ne nje tjeter edhe pse eshte levizje e shpejte ka nevoje per kohe e cila llogaritet me milisekonda. Pllaka rrotullohet me shpejtesi te caktuar e cila mund te jete nga 5400, 7200, 10000 etj… rrotullime ne nje minute. Sa me shpejte eshte rrotullimi aq me shpejte do te vijne te dhenat tek koka magnetike. I gjith ky proces e ngadalson dukshem gjetjen e te dhenave dhe leximin e tyre ne RAM memorien e Kompjuterit.

[​IMG]

SSD funksionon ne nje menyre krejtesisht te ndryshme nga HDD. Atje nuk ka koka magnetike por as pllaka, atje ke vetem chipa memorike te cilat jane te vendosur tek te dhenat. Sa per ilustrim me posht kemi nje foto te HDD, dhe SSD qe te shkikoni dallimin se per cfar e kam fjalen. E para eshte SSD kurse tjetra eshte HDD.

[​IMG]

Tek SSD egziston chip i veçant i cili i vendos, indekson dhe kyçet tek te dhenat. Per arsye se kjo zhvillohet shum shpejte SSD tek te dhenat arrin dhe i lexon shum me shpejte.

Cilat jane perparsit ose beneficionet kundrejt HDD?

  1. Sistemi operativ lexohet shum me shpejte dhe kompjuteri eshte i gatshem per pune menjehere per nje interval kohor te shkurter.
  2. Programet ne Windows lexohen dhe hapen shum me shpejte, pasi te jete ngritur sistemi operativ.
  3. Te gjitha programet te cilat gjat punes kerkojne lexim te fajllave, sic jane programet per pune me fotografite, punojne me shpejte. (Photoshop, After Effects, Vegas, Flash etj…)
  4. Lojrat lexohen me shpejte.
  5. Disa lojra te cilat kane mapa te medha dhe tekstura dhe te cilat kerkojn leximin e tyre gjat lojes, e pra keto mapa dhe tekstura tani me SSD do te jene perfekt per me i shkiku. Por keni parasysh nuk fitoni ne frejma.
  6. Hapja e shum programeve permenjehere ne sfond tani nuk do te jete problem me SSD, dhe mund te kaloni nga njera ne tjetren pa u bllokuar dicka.
  7. SSD per dallim nga HDD eshte me i qete dhe nuk ben zhurem gjat leximit te te dhenave.
  8. Nxehet me pak se HDD.
  9. Harxhojne me pak rryme elektrike se HDD.
  10. Jane shum me te vogla dhe me te lehta se HDD.

[​IMG]

– A duhet te bleje SSD?

Po te me kishit parashtruar kete pyetje para 2-3 viteve do te kisha thon ta bleni vetem nese keni lek dhe jeni te semure pas teknologjise, sepse cmimi ishte teper i lart, dhe jo secili ka mundur me ja leju vetes nje luks te tille. Por tani qe cmimet jane bere te kapshme(ndoshta jo per krejt), dhe nje SSD 120GB, kushton dikun 80-85euro, atehere besoj qe secili duhet te mendoje ta merr nje SSD perpara nje HDD sepse do te fitoje ne performansa shum me shum se nje HDD. Por nese jeni prej atyre tipave qe sju intereson se per sa sekonda, dhe sa shpejte dhezet PC per 10sekonda apo 2minuta atehere ju nuk keni nevoje per nje komponent te tille sic eshte SSD.

Une personalisht para disa diteve bleva nje SSD Samsung 840EVO 120GB, dhe jam teper i kenaqur me performansat e tij, dhe jam duke menduar qe edhe tek PC qe e kam Desktop tja marr nje te ngjajshem, kurse HDD aktual te perdori si backup per fajllat e medha, ose lojrat.

Nese keni mundesi me ja leju vetes nje SSD krahas nje HDD(per dosjet e medha), do te ishte e shume mire per juve.

Nese keni ndonje pyetje, mund lirisht te parashtroni, dhe do te mundohemi te japim pergjigjen e duhur. Shpresoj qe ky shkrim ti hyje dikujt ne pune, dhe te informohet mire se cka eshte SSD, dhe per cfar perdoret. E di qe shum pak kan njohuri per kete komponent tek ne, por eshte e rruges qe te informohemi me shum, sepse met vertet ndoshta ja vlen.

Mirmbetshi.

Categories
Mësime

Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruaj, është një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY