Çfarë kemi të re në itShqip.com v 2.0?

Startuam dizajn të ri! Shpresojm të ju pëlqejë? Nëse po atëher super, ajo është me rëndësi për ne. Duke mësuar nga përvoja dhe trendet e reja, vendosëm të ndryshojmë...

Startuam dizajn të ri! Shpresojm të ju pëlqejë? Nëse po atëher super, ajo është me rëndësi për ne.

Duke mësuar nga përvoja dhe trendet e reja, vendosëm të ndryshojmë stilin e portalit në një dizajn më elegantë, më modernë dhe kuptohet në diçka më cool. Rifreskuam elementet e vjetra, i larguam ato të cilat ishin të panevojshme, dhe shtuam më shum opsione tjera. Faqja do të përmisohet edhe në ditën në vazhdim, nëse zbuloni ndonjë lëshim, mund të na shkruani dhe të na njoftoni për ti rregulluar problemet/lëshimet.

Stili i mëparshëm ishte i bukur por tepër statik, kurse tani jemi munduar të krijojmë një stil më argëtues, me më shum opsione, dhe stil më patriot, ku mund të vini re tek sidebar dhe footer. Ngjyrat që dominojnë në këtë dizajn janë ato kuq dhe zi, dhe normalisht ngjyra e bardhë e cila është e patjetërsueshme, të kombinuara gjith këto edhe me ngjyrat e tjera.

Header

Duhet cekur se logon bashk me sfondin në të, nuk e kemi prekur sepse vlersuam që do të përshtatej shum mirë, me shumllojshmërin e ngjyrave të kategorive. Në header, shtuam edhe disa ikona të bukura të cilat lidhen me tags të caktuara, për kompanitë më të përfolura viteve të fundit, në botën e IT-së, duke u nisur nga google, facebook, twitter, samsung, youtube, etj. Dmth nëse dëshironi të gjeni më lehtë ndonjë artikull lidhur me këto kompani në itshqip atëherë mjafton të klikoni mbi njërën nga këto ikona dhe më pas do të ju shfaqen të gjitha artikujt për atë kompani. Ja për cfar e kam fjalën:

Sidebar

E pasuruam me më shum opsione dhe widgets të reja, normalisht duke mbajtur disa nga ato që kishim edhe më herët. Duhet cekur që kemi shtuar dhe widgets për postimet e fundit, komentet e fundit, dhe ato më të komentuara ose ndryshe  anglisht siç e quajn “Popular”. Në krye të sidebar-it vendosëm si slide edhe profilet ose faqet tona në rrjetet sociale, duke mos harruar edhe opsionin e kërkimit, dhe atë e-mail newsletter(për tu njoftuar me risitë e itshqip), mjafton të shkruani imell adresën tuaj në atë fushë, dhe kur do të kemi ndonjë risi ose ofertë për ju do të ju njoftojmë për të njejtat nga ky opsion.  Shikoni foton:

Kategoritë

Një prej ndryshimeve më të mëdha në këtë stil. Tek kategoritë rifreskuam formën e shfaqjes së artikujve, duke shtuar një artikull kryesor dhe 2 tjerë anash në pjesën e djathtë. Cdo kategori tek titulli i saj në sfond posedon nga një ngjyrë të caktuar, për të reflektuar shumllojshmërinë e ngjyrave që kishim dhe në header, dhe mendojmë që është pështatur bukur. Kuptohet gjithmon ka hapësirë për përmisime dhe ndryshime.

Footer

Në këtë pjesë më shum dominojnë ngjyrat kuq e zi, ashtu siç edhe në sidebar, me disa opsione ose lidhje të ndryshme, duke u nisur nga kategoritë, faqet, profilet zyrtare të itshqip nëpër shërbimet e ndryshme në internet e deri tek lidhjet e kategorive të forumit.

Ja si dukej faqja më herët:

Si fund duhet cekur se nuk jan vetëm këto ndryshime, ju mbetet juve ti zbuloni ato tjerat.. Nëse keni ndonjë kritikë ose sygjerim atë mund të bëni përmes komenteve më poshtë ose të na shkruani përmes kontakt formës që ndodhet lart në header.

Me respekt stafi itShqip.

RELATED BY