Chrome 9 me WebGl dhe Google Instant.

Verzioni i ri Google Chrome kaloi nga beta në verzion stabil dhe ariti të sjellë disa risi si: WebGl, Chrome Instant dhe Chrome Web Store. Web Gl është teknologji...

Verzioni i ri Google Chrome kaloi nga beta në verzion stabil dhe ariti të sjellë disa risi si: WebGl, Chrome Instant dhe Chrome Web Store.

Web Gl është teknologji e re e cila sjellë disa 3D grafika të përshpejtuara në shfletues. Me Web GL mund të shijoni 3D përvojën  e pasur, nga mbrenda shfletuesit, dhe nuk keni nevojë për ndonjë softuer plotësues. Nëse jeni i interesuar për këtë mund të përdorni këtu disa demo fotografi të cilat janë me të vërtetë interesante. Fillimisht duhet të instaloni Chrome 9.

Me Chrome Instant, faqet e internetit të cilat shpesh i përdorni do të fillojnë të përshkruhen në momentin që do të filloni të shkruani URL. Nëse përkrahet nga shfletuesi i juaj, rezultatet prej kërkimeve do të shfaqen menjëherë porsa të filloni të shkruani në omnoboksin(vendin për futjen e adresave në Chrome).

Chrome Web Store është e hapur për gjith përdoruesit e Chrome të cilët jetojnë në SHBA. Atje ka shum aplikacione të cilat mund të kontribojnë për përvojën tonë në internet. Edhe pse për momentin ky dyqan virtuel  është e hapur vetëm për ato të cilët jetojn në SHBA, Google kishte njoftuar se së shpejti do të shfaqet ky dyqan edhe për përdorim internacional./itshqip.com

RELATED BY