Chrome arrin Firefox në nivel botëror

Ishte parashikuar që shfletuesi Google Chrome të kalojë Firefox-in dikur në vitin 2012, por si duket Google ka bërë një menaxhim të mirë dhe ka arritur një sukses të...


Ishte parashikuar që shfletuesi Google Chrome të kalojë Firefox-in dikur në vitin 2012, por si duket Google ka bërë një menaxhim të mirë dhe ka arritur një sukses të madh.

Sipas firmës për statistika StatCounter, Chrome mori 25.69 për qind të tregut botëror, nga 4.66 për qind në vitin 2009, ndërsa Firefox renditet me 25.23 për qind.

Microsoft Internet Explorer ende mbetet shfletuesi më i përdorur në botë. Por një betejë po fillon ndërmjet Google dhe Microsoft, se cili do fitoj mbetet vetëm të shihet.

Në Shtetet e Bashkuara sillen tjera statistika, Internet Explorer kryeson pak mbi 50 për qind, Firefox renditet në vendin e dytë me pak zbritje nga 27 për qind në 20 për qind dhe Chrome vjen e treta me një rritje jo drastike, nga 11 për qind në 17.3 për qind.

Pak ndryshim në renditje fitoj edhe Safari, e cila tani për tani mban 10.7 për qind të tregut amerikan.

Tregjet evropiane po tregojnë një ngurrim për përdorimin e Firefox dhe po e zëvëndësojnë atë me Chrome. Internet Exlorer udhëheq më 43 për qind në Mbretërinë e Bashkuar, Chrome mban vendin e dytë me 24.8 për qind dhe e fundit, Firefox me 20.45 për qind.

Edhe në sondazhin e hapur në portalin tonë, Google Chrome kryeson e para me 50 për qind të votave që do të thotë se Chrome është shfletuesi më i përdorur tek shqiptarët./itshqip

RELATED BY