Chrome, është i shpejtë sa një patate e gjuajtur me top.

Për të demonstruar shpejtësinë e versionin më të fundit të Google Chrome, inxhinierët e Googles zhvilluan eksperimente interesante duke përdorur patate, top(armë), rrymë elektrike etj … “Duke përmirësuar shpejtësinë,...

Për të demonstruar shpejtësinë e versionin më të fundit të Google Chrome, inxhinierët e Googles zhvilluan eksperimente interesante duke përdorur patate, top(armë), rrymë elektrike etj …

“Duke përmirësuar shpejtësinë, ne kemi bërë dhe një sërë testesh konvencionale për ketë shfletues. V8 dhe SunSpider benchmark kanë avantazhet e tyre, por ne deshiruam të bëjmë më tepër duke matur shpejtësinë e shfletuesit. Ky është vetëm një njoftimi për atë që kemi bërë. Rezultatet do të publikohen “nesër”, shkruan ekipi inxhinierik ne blogun e tyre.

Shfletuesi i ri Chrome përveç që tani është “versioni më i shpejtë nga 30 deri 35% i përmirësar nga V8 dhe SunSpider benchmarks” ka dhe disa opsione të reja si: sinkronizim të bookmarks nga kompjuterë të ndryshëm përmes Google llogarive, sinkronizimi të mundësive, si themes, faqen fillestare dhe gjuhën.
Gjithashtu shtesat(plugins) të shfletuesit do të punojënë në “incognito mode“.
Do të ketë sherbime të reja HTML5, si Geolocation APIs, App Cache, web sockets, mundësi për drag-and-drop etj …

Duke parë të gjitha këto përmirësime, dhe eksperimente të çmendura që demonstrojnë shpejtësi, nuk është aspkak e çuditshme fakti që Google Chrome është shfletuesi i vetëm që po ngjitet në tregun me një tempo shumë të shpejtë. Të dhënat e fundit e NetMarketShare tregojnë se Google Chrome ka rritur në 7,6 përqind përdorimin e këtij shfletuesit në prill, kurse Firefox i cili pritej ta kalon ose “fitojë” Internet Explorer ngeci në 25%. Sigurisht Internet Explorer mbetet edhe për një kohë mbret i shfletuesve me 59 përqind% të tregut, por nga ana tjetër kjo është përqindja më e ulët qe ka patur ndonjëher ky shletues.

VIDEO:

RELATED BY