Google Chrome 5,0 për Windows, Mac OS X dhe Linux

Katër muaj pas lëshimit të versionit 4,0 për Windows, Google  ka njoftuar për arritjen e Chrome 5,0 për Windows, Mac OS X dhe Linux. Chrome 5.0 vjen me disi risi...

Katër muaj pas lëshimit të versionit 4,0 për Windows, Google  ka njoftuar për arritjen e Chrome 5,0 për Windows, Mac OS X dhe Linux. Chrome 5.0 vjen me disi risi dhe tipare të reja. Ka një shpejtësi më të madhe në egzekutimin e JavaScript, janë shtuar disa karakteristika të domosdoshme HTML5 si dhe janë eleminuar lëshimet që ka pas versioni i mëparshëm.

Chrome 5.0 tani ka edhe flash aplikacionin të integruar, kjo për shkak të partneritetit që ka Google me Adobe.

Kjo është hera e parë që Google lanson njëkohësisht një version të Chrome për të tri sistemet operative të përmenduara më lartë.

Më shumë në lidhje me Chrome 5 mund të lexoni në njoftimin zyrtar nga Google, këtu. Shkarkimin mund ta bëni nga këtu, ndërsa të gjithë ata që kanë të instaluar Chrome në kompjuterin e tyre mundë të përditësojnë në versionin e fundit duke klikuar tek Tools,pastaj zgjedhni About Google Chrome dhe krejtë në fund klikoni butonin Update.

RELATED BY