Çka janë sulmet DDoS?

Gjatë viteve të fundit, sulmet DDoS janë rritur dukshëm duke qenë shënjestër e shumë kompanive të mëdha, përfshirë edhe ato të profilit të lartë si Google, Visa, Paypal, Sony,...

Çka janë sulmet DDoS

Gjatë viteve të fundit, sulmet DDoS janë rritur dukshëm duke qenë shënjestër e shumë kompanive të mëdha, përfshirë edhe ato të profilit të lartë si Google, Visa, Paypal, Sony, Deezer, dhe Evernote.

Shumë ekspertë thonë se metodat tradicionale për parandalimin dhe zbutjen e tyre po bëhen gjithnjë e më pak të dobishme, por mund të ndihmojë SAVI për këtë? Këtu kemi shkruar se çka janë sulmet DDoS dhe çfarë mund të bëjmë për parandalimin e tyre.

Çka janë sulmet DDoS?

Një sulm DDoS (Distributed Denial of Service) është në thelb një përpjekje për të bërë një uebfaqe apo shërbim online të padisponueshëm tek përdoruesit. Është një numër i madh i metodave të ndryshme për kryerjen e një sulmi DDoS, por njëri prej më të zakonshmëve është dërgimi i madh i kërkesave në mënyrë për ta mbingarkuar serverin duke e bërë kështu të paaftë për përgjigjen e kërkesave të ligjshme. Çdokush që dëshiron të vizitojë atë uebfaqe apo shërbim ose nuk do të ketë fare akses, ose do i ofrohet një eksperiencë e kufizuar, gjë që padyshim mund të ndikojë shumë tek bizneset.

Organizatat e çfarëdo madhësie kanë qenë në shënjestër, përfshirë edhe kompaninë Sony PlayStation, rrjeti i të cilit është prekur shpesh nga sulmet DDoS duke lënë kështu lojtarët të cilët kanë paguar atë shërbim të zhgënjyer, dhe duke sjellur humbje të mëdha të të ardhurave tek Sony.

Ia vlen të përmendet se nuk është vetëm ndikimi i menjëhershëm që mund t’i shkaktojë dëme kompanisë, mund të ketë dëm të vazhdueshëm të reputacionit nëse kompania arrihet të perceptohet nga të tjerët si e paaftë për të siguruar një përvojë të qëndrueshme dhe të besueshme tek përdoruesit. Askush nuk dëshiron që disponueshmëria e shërbimit të jetë e luhatshme.

Si të mbroni kompaninë tuaj?

Source Address Validation Improvement (SAVI) është njëra prej mënyrave për të mbrojtur kompaninë tuaj nga kërcënimet e tilla. Sulmet DDoS janë një mënyrë tipike për shfrytëzimin e faktit që një IP nuk posedon një mekanizëm të fuqishëm për autentikim, gjë e cila tregon se pako vjen nga vendi se ku ajo pretendon se vije. Pra, pako thjeshtë pretendon se ka origjinën nga një adresë e caktuar, dhe nuk tregon asnjë mënyrë që hosti që dërgon pakon është i sigurtë.

Metodat e SAVI-it janë zhvilluar nga Internet Engineering Task Force (IETF) për të parandaluar mashtrimet e tilla. SAVI punon për të zbutur rrezikun e nyejve të bashkangjitura tek lidhjet e IP-ve të njëjta nga mashtrimet që mund të shkaktojnë tek njëra-tjetra IP adresë, duke kryer plotësisht filtrimin e IP-ve për të dhënë burim të vlershëm.

Si përmbledhje, të gjitha bizneset e çfarëdo madhësie duhet të jenë të vetëdijshme se si të mbrohen nga sulmet DDoS dhe çfarë mund të shkaktojnë ato tek reputacioni i tyre. Nëse njerëzit janë më të vetëdijshëm për çështjet e sigurisë dhe shmangien e tyre, interneti dhe uebfaqet do të vazhdojnë të jenë burim i jashtëzakonshëm për të gjithë./itShqip

RELATED BY