CNN do të përdorë mjete fluturuese pa pilot për të raportuar

Gjiganti televiziv CNN do të përdorë mjete fluturuese pa pilot për raportimin e lajmeve, edhe pse ligji për përdorim komercial të këtyre mjeteve fluturuese pa pilotë akoma është duke...

Gjiganti televiziv CNN do të përdorë mjete fluturuese pa pilot për raportimin e lajmeve, edhe pse ligji për përdorim komercial të këtyre mjeteve fluturuese pa pilotë akoma është duke u diskutuar në SHBA. Televizioni ka marrëveshje me Administratën e Aviacionit Federal(AAF) për krijimin e një kornizë ligjore me të cilën do t’ju lejonte të përdornin këto mjete fluturuese pa pilotë për raportim të lajmeve.

“Qëllimi ynë është që të shkojmë një hap më larg se hobi, për të parë cilat janë mundësit tona për të krijuar një video gazetari kualitative duke përdorur mjetet fluturuese pa pilotë të pajisura me kamera kualitative. Ne shpresojmë që këto përpjekje do të kontribuojnë në zhvillimin e një ekosistemi të gjallë në të cilën operatorët e mjeteve fluturuesve të modeleve të ndryshme dhe me madhësi të ndryshme do të mund të fluturojnë sigurt në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara” tha David Vigilante nga CNN, transmeton itshqip.com

phantom

Mjetet Fluturuese pa pilotë ose ndryshe siç quhen Drone pa dyshim që janë një mundësi e mrekullueshme për ekipet e gazetarisë, kurse në anën tjetër mediumet bëjnë përpjekje të mëdha për të gjetur një mënyrë se si ti përdorin raportet e tyre në mënyre ligjore pa rrezikuar edhe sigurinë e tyre.

Në Shqipëri dhe Kosovë këto mjete fluturuese u bënë shumë të njohura gjatë ndeshjes së futbollit në mes Serbisë dhe Shqipërisë kur pa pritur me ndihmën e këtij mjeti fluturues u shfaq një flamur gjigand me hartën e Shqipërisë së Madhe në mes të Beogradit./itshqip

Categories
Lajme

Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruaj, është një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY