Corning ka filluar përgatitjen e ekraneve superiore

Duket që ekranet e telefonave të ardhshëm me Android po bëhen gjithnjë më të rezistueshëm ndaj gërvishtjeve. Corning njoftoi që është duke punuar në një xham të ri për...

corning

Duket që ekranet e telefonave të ardhshëm me Android po bëhen gjithnjë më të rezistueshëm ndaj gërvishtjeve. Corning njoftoi që është duke punuar në një xham të ri për ekrane që është aq rezistent ndaj gërvishtjeve sa ekranet e ndërtuar nga safiri, por sigurisht duke ruajtur qëndrueshmërinë që posedon Gorilla Glass.

“Ne iu treguam vitin e kaluar që safiri është mjaft i qëndrueshëm ndaj gërvishtjeve, por jo shumë i mirë në rënie,” tha Clappin, drejtori ekzekutiv i teknologjisë Corning Glass, transmeton itShqip.com. “Pra, ne kemi krijuar një produkt që ofron të njëjtën rezistencë superiore ndaj gërvishtjeve që ofron safiri dhe rrëzimeve që posedon Gorilla Glass 4.”

Corning aktualisht është duke përdorur termin “Project Phire” për ekranet e rijnë, të cilët planifikon t’i shpalos gjatë këtij viti. Megjithatë, ndoshta mund të presim shumë për të provuar rezistencën e një ekrani të tillë, pasi që edhe modeli i fundit Gorilla Glass 4 është vështirë të gjendet te pajisjet, ndonëse Samsung Galaxy Alpha dhe Note 4 e posedojnë një të tillë./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY