Crossy Road lansohet në Play Store

Crossy Road lansohet në Play Store1Megjithëse Crossy Road ka qenë që një kohë të gjatë në dispozicion për platformën Android dhe e limituar në Amazon AppStore për disa arsyeje, tani loja është në dispozicion për t’u shkarkuar direkt nga Play Store.

Versioni për Android është krijuar nga Yodo 1 Games, sidoqoftë duket krejtësisht identike me versionin në iOS. Mënyra e luajtjes është e njëjtë me lojën Frogger, ku ju duhet të prekni ekranin për të marrur kafshë të ndryshe në mënyrë që të kaloni në pjesën tjetër të rrugës ndërmjet trafikut dhe lumenjve pa u zhytur apo aksidentuar nga veturat.

Crossy Road lansohet në Play StoreLoja përmban me mijëra karaktere për t’u zhbllokuar, të cilët duhet të luani për t’i zhbllokuar. Përveç kësaj, në lojë gjendet edhe një buton që iu lejon të shpërndani pikët me shokët tuaj.

Crossy Road është në dispozicion falas për shkarkim në Play Store.

CategoriesTags

Related Posts