Cut the Rope 2 arrin në Android

Pas lansimit në muajn Dhjetor në platformën iOS, Cut the Rope 2 përfundimisht tani gjendet edhe në Android. Është vërtetë lajm i mirë për të gjithë fansat e lojërave...

Cut the Rope 2 arrin në Android

Pas lansimit në muajn Dhjetor në platformën iOS, Cut the Rope 2 përfundimisht tani gjendet edhe në Android.

Është vërtetë lajm i mirë për të gjithë fansat e lojërave telefonike kur do ndëgjojnë se Cut The Rope 2 gjendet në Play Store falas për t’u shkarkuar. Cut The Rope është një lojë ku lojtari duhet të ushqej Om Nom-in duke prerë litarin në mënyrë që ushqimi të bie tek Om Nom-i.

Versioni për Android i kësaj loje ka 120 nivele, dhe një mision shtesë pas qdo niveli të përfunduar, gjithashtu edhe një hartë më interaktive.

” Fansat tonë në Android me padurim e kanë pritur Cut The Rop 2, që kur ajo ishte në dispozicion në iOS në Dhjetor ” tha Misha Lyalin, shefi i ZeptoLab.

Cut The Rope 2 është lëshuar së pari në iOS në muajin Dhjetor me një çmim prej 0.99 dollarë, ndërsa verioni për Android vjen falas për shkarkim. Para lëshimin në Android, zhvilluesit e ZeptoLab zbuluan se loja Cut The Rope ka arritur afër 500 milionë shkarkime.

Cut The Rope 2 është falas në Android dhe mund ta shkarkoni duke klikuar këtu./itShqip

RELATED BY