Dallimi ndërmjet BIOS dhe Firmware

Kur një person të fillojë së përdoruri një kompjuter, aty do të përballet me një numër të madh fjalësh që duhet t’i njoh dhe nganjëherë dallimi ndërmjet tyre është...

BIOS

Kur një person të fillojë së përdoruri një kompjuter, aty do të përballet me një numër të madh fjalësh që duhet t’i njoh dhe nganjëherë dallimi ndërmjet tyre është shumë i vogël duke iu bërë konfuz rreth kuptimit të tyre. Pra, merrni si shembull termet BIOS dhe Firmware, e kanë të njëjtin kuptim apo janë ndryshe nga njëri tjetri?

Cili është dallimi ndërmjet BIOS dhe Firmware?

BIOS-i është një akronim i njohur për sistemin bazik Input/Output, ndryshe i njohur edhe si Sistemi BIOS, ROM BIOS, apo PC BIOS. Është një softuer i përhershëm që përdoret gjatë procesit të startimit të kompjuterit, pra është programi i parë (dhe i përhershëm) që fillon pasi të ndizet një kompjuter.

Firmware është një kombinim i memories së përhershme, kodit programor, dhe të dhënave të akumuluara në të. Shembuj tipik të pajisjeve që përmbajnë Firmware janë sistemet tek dritat e trafikut, orët digjitale, pajisjet shtëpiake, kompjuterët, telefonat e mençur dhe kamerat digjitale. Si pjesë e këtyre pajisve, Firmware ofron kontrollim të programit drejtues.

Më parë, BIOS-i ka qenë një emër specifik për Firmware pllakën amë në kompjuterët e vjetër, por tani kompjuterët e rijnë kanë teknikisht diçka ndryshme, por të ngjashme me Firmware të quajtur UEFI apo EFI.

Megjithatë, edhe kartela e rrjetit, e zërit, ajo grafike, hardisqet, USB, disqet SDD kanë të ngjitur sistemin Firmware. Nganjëherë, Firmware për kartelat grafike quhet shpesh Video BIOS, gjë që teknikisht është e gabuar. BIOS është i përshtatshëm vetëm për të kaluar hapin fillestar të pllakës amë.(ITshqip)

RELATED BY