Deaktivizoni komentet e faqeve të ndryshme me Shut Up

Ekzistojnë portale dhe faqe të ndryshme të internetit, të cilat shkëlqejnë nga vizitorët, por ka edhe faqe të cilat janë të mbushura më komente spam, ngacmime, sharje e shumë...


Ekzistojnë portale dhe faqe të ndryshme të internetit, të cilat shkëlqejnë nga vizitorët, por ka edhe faqe të cilat janë të mbushura më komente spam, ngacmime, sharje e shumë tjera.

Shut Up është një shtojcë për shfletuesin Chrome, e cila ju mundëson të largoni komentet në çdo uebfaqe që ju dëshironi, dhe ti shfaqni sa herë që dëshironi.

Instaloni shtojcën Shut Up, duke klikuar këtu.

Pas instalimit, shumica e faqeve që ju vizitoni nuk do kenë komente. Nëse ju jeni duke vizituar një faqe në të cilën dëshironi ti shikoni komentet (si p.sh., itshqip), atëherë vetëm klikoni në ikonën e Shut Up.

Kjo shtojcë njëmend i largon të gjitha komentet, edhe pse zhvillues i saj pretendon që nuk është shtojcë universale./itshqip

RELATED BY