Drejtuesja e Sony Pictures jep dorëheqje pas sulmit masiv

Sulmi që ndodhi në Sony Pictures nuk ndalojë kompaninë së publikuari filmin The Interview, por tani Deadline raporton që studio e kompanisë ka njoftuar që Amy Pascal, kryetare e...

Drejtuesja e Sony Pictures jep dorëheqje pas sulmit masiv1

Sulmi që ndodhi në Sony Pictures nuk ndalojë kompaninë së publikuari filmin The Interview, por tani Deadline raporton që studio e kompanisë ka njoftuar që Amy Pascal, kryetare e bordit në Sony, do të jep dorëheqje nga posti, transmeton itShqip.com. Pascal ka qenë pjesë e kompanisë që prej viteve të 80’ta, kur kompania njihej si ‘Columbia Pictures.’ Në muajin Nëntor të vitit të kaluar Sony Pictures pësoi një sulm ‘tronditës’ duke humbur kontrollin e rrjetit të kompjuterëve të rrëzuar nga hakerët, të cilët më pas publikuan vazhdimisht të dhënat sensitive që arritën të vjedhin gjatë sulmit.

Grupi i hakerëve që quanin vetën ‘Guardians of Peace’ shpërndau informatat personale të ish- punëtorëve dhe punëtorëve aktual të kompanisë, pagat e punëtorëve, kopjen e filmit Annie, si dhe bisedat e turpshme private ndërmjet zonjës Pascal dhe zyrtarëve tjerë që komentonin presidentin Obama, Kevin Hart dhe Denzel Washington.

Tani, filmi The Interview është publikuar në Netflix, ndërkohë që qeveria e Shteteve të Bashkuara vazhdon të fajësojë ende Korenë Veriore për të gjithë rrëmujën e krijuar. Pas dorëheqjes, Ammy Pascal ka thënë se do të lansojë një produksion të ri që pritet të fillojë punën vitin e ardhshëm./itShqip

RELATED BY