Droid Turbo, telefoni i mençur me “bateri gjigante”

Verizon dhe Motorola shpalosin pajisjen e mençur të fundit në linjën Droid, Droid Turbo. Droid Turbo është i dizajnuar më shumë për jetëgjatësinë e baterisë, duke punuar së paku...

Droid Turbo, telefoni i mençur me bateri gjigante

Verizon dhe Motorola shpalosin pajisjen e mençur të fundit në linjën Droid, Droid Turbo.

Droid Turbo është i dizajnuar më shumë për jetëgjatësinë e baterisë, duke punuar së paku 48 orë – dy ditë në përdorim normal, thekson Motorola. Kjo ” jetëgjatësi gjigante ” e baterisë ka fuqi të madhe prej 3.900 mAh (nëse i krahasojmë, iPhone 6 Plus ka 2.915 mAh), dhe qëndrimi i baterisë mund të zgjerohet edhe më shumë përmes aplikacioneve që bëjnë optimizimin e vatve, bazuar në kompaninë.

Gjithashtu, bateria mbushet shumë shpejtë. Duke shfrytëzuar një funksion që për herë të parë është përdorur në Moto X, Turbo Charge, ky funksion është edhe tek Droid Turbo që mund të shtojë 8 orë jetëgjatësinë e baterisë duke u mbushur për vetëm 15 minuta.

Droid Turbo i bashkangjitet atyre telefonave që posedojnë ekran Quad HD me 2.560x 1.440 piksela. Kjo pajisje njëkohësisht është edhe e para me ekran Quad HD nga Motorola. Ekrani bart madhësinë prej 5.2 inç.

Droid Turbo posedon procesor Qualcomm Snapdragon 805 me 2.7GHz. Telefoni është i përshtatshëm me shpejtësin e lartë të rrjetit XLTE, përdor Android 4.4 KitKat, ku Verizon garanton edhe për përditësimin e ri të quajtur ” Lollipop”.

Kamera është 21 megapiksel, mund të incizojë video 4K. Ndërsa kamera para është 2 megapiskel dhe mund të incizojë video me 1080p.

Ashtu si versionet e mëparëshme Droid, edhe Turbo ka pjesën mbrapa rezistente ndaj dëmtimeve. Ky telefon vjen me dy versione, 32GB dhe 64GB. Versioni 32GB është në dispozicion në tri ngjyra, zezë, kuqe dhe najlon, ndërsa kushton 199 dollarë për dy vite kontratë, ndërsa versioni 64GB kushton 249 dollarë./itShqip

RELATED BY