Dropbox aplikon identifikim dy-faktorësh

Dropbox kësaj fundjave konfirmoi planet për zbatimin e identifikimit dy-faktorësh për të gjitha llogaritë. Identifikimi dy-faktorësh kërkon dy forma identifikimi për kyçje – një fjalëkalim dhe një kod që...

Dropbox kësaj fundjave konfirmoi planet për zbatimin e identifikimit dy-faktorësh për të gjitha llogaritë.

Identifikimi dy-faktorësh kërkon dy forma identifikimi për kyçje – një fjalëkalim dhe një kod që dërgohet në formën e një tekst porosie.

“Verifikimi dy-hapash i shton një shtresë më tepër të mbrojtjes së llogarisë suaj, duke kërkuar një kod sigurimi shtesë që u dërgohet në telefonin tuaj si tekst porosi ose, gjenerohet duke përdorur një aplikacion verifikues të mobilit”, kumtohet nga Dropbox në një nga forumet e kompanisë. “Ne duam t’u japim rastin vizitorëve besnik të forumeve tona që ata t’a testojnë të parët”.

Ky njoftim përmban hollësirat se si duhet aftësuar identifikimi dy-faktorësh për Windows, Mac, dhe Linux. “Ne do t’u jemi mirënjohës nëse çkyçeni & rikyçeni në llogarinë tuaj pas aftësimit të verifikimit dy-hapash, dhe raportoni mbresat tuaja në këtë temë”, theksoi Dropbox.

Kompania gjithashtu ofron udhëzime më të hollësishme në faqen e saj të ndihmës.

Ky veprim pasoi kur Dropbox njoftoi për spam sulmin më të fundit që me siguri u shkaktua nga vjedhja e ndonjë fjalëkalimi që mundësoi qasjen tek ndonjë dokument projekti. Inxhinieri i Dropbox, Aditya Agarwal tha se fjalëkalimet e vjedhura dhe nofkat ishin përdorur për t’iu qasur një “numri të vogël” llogarishë në Dropbox. Një nga fjalëkalimet e vjedhura ishte përdorur për qasjen tek llogaria e një të punësuari në Dropbox, e cila përmbante një dokument me email adresat e përdoruesve.

Pas një sulmi të fundit gazetari i Digital Life, Mat Honan, njoftoi se hackerët nuk do të kishin mundësi që aq lehtë të depërtonin në llogarinë e tij, sikur ai të kishte aftësuar identifikimin dy-faktorësh për llogarinë e tij në Google./itshqip

RELATED BY