Dyqani i Android në Kinë shet iPhone?

Nëse ndonjëherë keni menduar të shkoni në dyqanin e Android, gjëja e fundit që ju do të shihnit në shitje do të ishte padyshim iPhone. Një bloger nga Kina...


Nëse ndonjëherë keni menduar të shkoni në dyqanin e Android, gjëja e fundit që ju do të shihnit në shitje do të ishte padyshim iPhone.

Një bloger nga Kina ka postuar fotografitë e këtij dyqani jozyrtar të Android në qytetin Zuhai, afër provincës Guandong, dhe ndonëse ky dyqan mban logon zyrtare të Android, ai shet produkte të ndryshme të Apple. Çfarë është për tu habitur para dhe pas futjes në dyqan është se jo vetëm pajisjet e Android shiten aty, por edhe iPhone, iPad dhe lloje të tjera të kompjuterëve.

Apple mund edhe ta padisë këtë dyqan, por edhe mund të jetë e kënaqur që produktet e veta po shiten në një dyqan të Androidit. Ekziston dyqani zyrtar i Google Android i quajtur Androidland në të cilin nuk ka produkte të Apple, ndërsa ky dyqan është hapur vetëm sa për sy e faqe dhe vetëm sa për të fituar më shumë të holla./itshqip

RELATED BY