Edhe Facebook Pages me dizajn të ri

Facebook javën e kaluar ka dizajnuar News Feed, por si duket kompania nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi që ka ridizajnuar edhe faqet e këtij rrejti...

Facebook javën e kaluar ka dizajnuar News Feed, por si duket kompania nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi që ka ridizajnuar edhe faqet e këtij rrejti social.

Rrjeti social, Facebook, prezantoi pamjen e re të faqeve dje duke ndryshuar formën e tyre për vizitorët e faqeve, por edhe për stafin e faqeve.

Edhe Facebook Pages me dizajn të ri

Dizajni i ri përfshin dy kolona të njëjta si në versionin e kaluar, por tani kolona e djathtë përmban Timeline-in e faqes, ndërsa e majta përmban informacionet e faqes.

Në dizajnin  e ri, kutia ” Invite Your Friends”, e cila shërben për t’i dërguar shokëve tuaj ftesë për ta pëlqyer këtë faqe, është zhvendosur nga ana e djathtë në anen e majtë, ndërsa kutia për të bërë postin është zhvendosur në anen e djathtë nga ana e majtë.

Dizajni do debutohet këtë javë dhe vlen vetëm për uebfaqe dhe jo platformën mobile./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY