Edhe Fan Pages në Facebook fituan dizajn të ri.

Fan Pages në Facebook fitoi dizajn të ri i cili deri më tash ishte prezent vetëm tek profilet personale. Me dizajnin e ri fan pages fituan 5 fotografitë mbi...

Fan Pages në Facebook fitoi dizajn të ri i cili deri më tash ishte prezent vetëm tek profilet personale. Me dizajnin e ri fan pages fituan 5 fotografitë mbi informatat themelore, e cila është dhe një mundësi tjetër për kreativitet, skedat(tabs) janë të vendosur në të majtë, numri i fansave është më i dalluar, kurse në anën e djathtë ka më shum vend për reklama… njësoj sikur llogarit ose profilet personale.

Por, risi më e madhe e fan pages është mundësi për administratorët të kyçen në Facebook si faqe.

Me kyçje si faqe, i fitoni të njejtat funksione sikur në profilin personal. Pastaj në vend se administratorët ti kontrollojnë faqet gjithmon në kërkim të aktiviteteve, tani ka njoftime(ang.notifications). Ka edhe informacione për gjith fansat për listën e fansave.

Një nga gjërat më interesante është se faqja fiton strim për lajme dhe faqe të cilat i ndjekin, më saktësisht faqja mund të bën Like faqe tjetër. E vetmja gjë që mungon sikur në profilin personal është mundësia për të dërguar mail sikur fan pages, por sigurisht kjo është diçka që do të rregullohet në të ardhmën./itshqip.com

RELATED BY