Edhe Microsoft në garë për Skype?

Google, Facebook tani dhe Microsoft të tre gjigantët në internet janë kandidatë për të blerë ose për të filluar investime për një bashkpunim serioz me VoIP shërbimin e kompanisë...

Google, Facebook tani dhe Microsoft të tre gjigantët në internet janë kandidatë për të blerë ose për të filluar investime për një bashkpunim serioz me VoIP shërbimin e kompanisë Skype. Këto janë aktualisht vetëm spekulime të cilat po sillen nëpër internet, duke filluar nga agjensia Reuters e cila sipas disa burimeve të afërta me kompaninë Skype, tha se Facebook dhe Google janë në bisedime me Skype, por tani GigaOm thotë se edhe Microsoft është në garë për gjithë këtë situatë, dhe priten detaje së shpejti.

Por sa shpejt? Njerzit të njoftuar me situatën në Skype thonë se priten lajme të reja gjat kësaj jave, ndoshta dhe të hënën”, shkruan blogu për teknologji, GigaOm, duke shtuar se avokatët e kompanive dhe menaxherët e tyre janë të angazhuar për përpaditjen e një deklarate.

Skype akoma zyrtarisht vazhdon të komenton, “ne nuk ju përgjigjemi spekulimeve”.

Sipas informatave të GigaOM, Microsoft dëshiron ose të blejë Skype ose të investon në të, që sipas blogut do të kishte kuptim sepe “Skype do ti japë Microsoft avantazh në tregun për bashkpunim të biznesit sepse Skype posedon video dhe komunikim më zë si dhe opsione tjera interesante.”/itshqip

RELATED BY