Ekranet nga HP që shfaqin realitetin virtualisht ju lejojnë të manipuloni me imazhe 3D

HP është duke shfaqur ekranet Zvr Virutal Reality,  monitora që ju lejojnë përdoruesve të manipulojnë me imazhe 3D duke përdorur syze. Me këtë teknologji, çdokush mund të analizojë në...

Ekran nga HP që shfaqin realitetin virtualisht ju lejojn të manipuloni me imazhe 3D

HP është duke shfaqur ekranet Zvr Virutal Reality,  monitora që ju lejojnë përdoruesve të manipulojnë me imazhe 3D duke përdorur syze. Me këtë teknologji, çdokush mund të analizojë në mënyrë virtuale një ndërtesë apo edhe zemrën e njeriut, bazuar në kompaninë HP, transmeton ITshqip.

HP është duke lansuar ekranet në bashkëpunim me zSpace, një grup zhvillues i një realiteti virtual, si pjesë e sektorit të teknologjisë nga HP për realitet të përzier, që zvoglon “barrierat ndërmjet botës digjitale dhe fizike.” Kjo është projektuar me një qëllim eduktiv në mendje: Nuk është e vështirë të imagjinohet një kirurg ambicioz duke egzaminuar trupin e njeriut në këtë ekran. Përveç kësaj, kompania e kompjuterëve mund të skanojë objekte me dimensione 3D.

Ekran nga HP që shfaqin realitetin virtualisht ju lejojn të manipuloni me imazhe 3D1

Syzat nga Zvr kanë pesë shenja ndjekëse që mund të njihen nga ekrani, që iu lejon përdoruesve të përdorin sensorët për të gjetur lëvizet e kokës. Në këtë mënyrë, pamjet virtuale përgjigjen intuitivisht ashtu si lëvizjet që bëjnë përdoruesit me ekranin 23.6 inçësh.

Ky monitor do të jetë në dispozicion në Pranverë të 2015, por aktualisht asgjë nuk është thënë rreth çmimit, megjithëse mund të imagjinohet se do kushtojë vërtetë shtrenjët. Teknologjia me ekranet e tillë përndryshe është paraqitur edhe në vitin 2013 nga zSpace, por video e tanishme tregon më mirë se si gjërat funksionojnë me këtë ekran./itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
3 Comments on this post.

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY