Erdh Ubuntu 11.04

Verzioni i ri i sistemit operativ Ubuntu me emrin “Natty Narwhal” tani është në dispozicion për shkarkim. Ndryshim i madh në Ubuntu 11.04 është Unity desktop interfejsi me Launcher...

Verzioni i ri i sistemit operativ Ubuntu me emrin “Natty Narwhal” tani është në dispozicion për shkarkim.

Ndryshim i madh në Ubuntu 11.04 është Unity desktop interfejsi me Launcher për startim të programeve, ngjajshëm diçka si taskbari në Windows, ku mund të bashkangjiten ikona në të. Ka dhe opsionin Dash, e cila kur të klikohet në logon e Ubuntu në këndin e majt, hapet një “dash” përmes së cilës arrihet më lehtë tek aplikacionet, dosjet ose follderat. Ka një Workplace të ri i cili mundëson menaxhimin e disa aplikacioneve përmes disa dritareve në të njëjtën kohë.

Sipas Canonical, kompania prapa projektit Ubuntu, Ubuntu 11.04 dallohet nga konkurentët si një “alternativë unike për Windows”, duke ju mundësuar kështu përdoruesve të personalizojnë kompjuterët e tyre me programe falas dhe ato me pages, mënyrë e cila u tregua si shum popullore tek telefonat e mençur dhe pc tabletët në treg.”

“Me këtë verzion Ubuntu do të tërheqë krejtësisht një valë të re përdoruesish të softuerit të lirë”.

Përveç OpenOffice , Ubuntu ka dhe një aplikacion tjetër për editim të dokumenteve i cili quhet LibreOffice, kurse tani Banshee është i vendosur si player kryesor(default), në vend Rhytmbox. Eshtë shtuar edhe verzioni i katërt i shfletuesit të quajtur Firefox.

Ubuntu 11.04 mund të shkarkoni nga kjo faqe./itshqip

http://www.ubuntu.com/download

RELATED BY