Europa lindore ka internetin më të shpejtë në botë.

Pando Networks, një kompani e cila merret me përmisimin e shpejtësis së shkarkimeve të përmbajtjeve të ndryshme online, bëri një hulumtim për rrjetin dhe qëndrueshmërinë e lidhjeve të internetit...

Europa lindore ka internetin më të shpejtë në botë.

Pando Networks, një kompani e cila merret me përmisimin e shpejtësis së shkarkimeve të përmbajtjeve të ndryshme online, bëri një hulumtim për rrjetin dhe qëndrueshmërinë e lidhjeve të internetit në mbarë botën. Hulumtimi është bërë sipas 27 milionë shkarkimeve nga 20 milionë kompjutorë nga 224 shtete në periudhën prej Janarit deri në korrik 2011.

Sipas këtij hulumtimi, shpejtësia mesatare në botë është 580 Kbps, kurse nga të gjithë 224 shtetet në vendin e parë ndodhet Korea e jugut, një informacion kjo që nuk duhet të na habitë aspak ku pothuajse çdo familje në Korenë e Jugut është e lidhur në internet. Shpejtësia mesatare për download në këtë shtetë është 2.202 Kbps. Nëse vendi i parë nuk ishte tu habitur, vendi i dytë dhe i tretë sigurisht janë. Vendi i dytë për nga shpejtësia e internetit në download i takon Romanisë me 1.909 Kbps, derisa vendi i tretë i takon Bullgarisë me 1.611 Kbps. Interesante është se shtetet nga Europa Lindore dominojnë në krye të kësaj liste. Lituania është në vendin e katërt me 1.464 Kbps, Letonia e pesta me 1.377 Kbps dhe Ukraina në vendin e 8 me 1.190 Kbps.

Sipas qyteteve, gjashtë vendet e para për download i takojnë qyteteve nga Korea e Jugut, derisa në Top10 ka vetën dy qytete të cilat nuk janë nga Korea e Jugut. Bëhet fjalë për Andover, Masaqusets me 2.801 Kbps dhe Bukureshti me 2.665 Kbps. Eshtë befasi që fuqitë e mëdha ekonomike si SHBA, Britania e Madhe, Kina dhe kanada janë larg nga shtetet me shpejtësi më të madhe të internetit./itshqip

 

RELATED BY