evad3rs tani me “Jailbreak” për iOS7

iOS 6 Jailbreak ishte njëra nga veglat më të njohura për të fituar kontrollin e pajisjeve nga Apple edhe pse kompania më pas kishte bllokuar të gjitha hapsirat që...

iOS 6 Jailbreak ishte njëra nga veglat më të njohura për të fituar kontrollin e pajisjeve nga Apple edhe pse kompania më pas kishte bllokuar të gjitha hapsirat që ka përdorur evasi0n përmes përditësimeve të softuerit.

evad3rs tani me Jailbreak për iOS7

Tani evad3rs ka lëshuar një version të ri të evasi0n-it, përmes të cilit ju mund të bëni “jailbreak” pajisjet si iPhone, iPod Touch, iPad dhe iPad Mini që përdorin platformën mobile iOS 7.0 – 7.0.4.

Versioni i ri aktualisht është i përshtatshëm me pajisjet Mac OS X ose ato me sisetem operativ Windows dhe mund të shkarkohet në linkun më poshtë. Procesi “jailbreak” në të vërtetë është një proces i cili u mundëson modifikimin e sistemit operativ që përdorin pajisjet nga Apple.

Ne ju sygjerojmë që të ndiqni udhëzimet me kujdes dhe të jeni të sigurt për atë që veproni pasi që ju mund të krijoni ndonjë problem nëse nuk veproni ashtu siq duhet./itShqip

RELATED BY