Evernote me 100 milionë përdorues

Evernote ka arritur 100 milionë përdorues në aplikacione të ndryshme vetëm për 6 muaj pasi është lansuar, njoftoi kompani. Pjesa më e madhe e këtyre përdoruesve ishin nga aplikacionet...

Everonte me 100 milionë përdorues

Evernote ka arritur 100 milionë përdorues në aplikacione të ndryshme vetëm për 6 muaj pasi është lansuar, njoftoi kompani.

Pjesa më e madhe e këtyre përdoruesve ishin nga aplikacionet e Evernote-së në platforma të ndryshme. Skitch dhe Penultimate, të cilët Evernote i bleu në vitin 2011 dhe 2012, respektivisht ka 26 milionë përdorues ndërmjet tyre.

Derisa Evernote është me qendër në SHBA, kompania ka arritur sukses edhe jashtë vendit me 35 milionë përdorues në regjionin paqësor të Azisë dhe 31 milionë përdorues në Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikë. Njëkohësisht ka 27 milionë përdorues në SHBA dhe Kanada.

” Ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë që na kanë ndimuar të arrijmë deri këtu” tha Phil Libin, shefi ekzekutiv i Evernote-së. ” Qindra mijëra përdorues është numër vërtetë i madh, por ky është vetëm fillimi”.

Evernote ka arritur rreth 250 milionë dollarë deri sot dhe Libin ka thënë se pret që kompania të bëhet pjesë e IPO-së brenda dy ose tri viteve./itShqip

RELATED BY