Evernote paraqiti dy aplikacione të reja – Food dhe Hello

Shërbimi për shënime dhe arikivimin e gjërave më interesante në Web, Evernote, startoi dy aplikacione të reja interesante Food dhe Hello. Food për iPhone është një aplikacion interesant për...

Shërbimi për shënime dhe arikivimin e gjërave më interesante në Web, Evernote, startoi dy aplikacione të reja interesante Food dhe Hello.

Food për iPhone është një aplikacion interesant për rruajtjen e momenteve më të bukura lidhur me ushqimin. Aplikacioni mundëson që të fotografohet ushqimi dhe të rruhet ai moment, së bashku me recetën me të cilën është bërë i njejti, dhe më pas për të shpërndarë edhe në rrjetet sociale. Food në mënyrë automatike është i sinkronizuar me profilin e Evernote i cili është në dispozicion edhe për paisjet tjera.

Hello për iPhone është aplikacion i ngjajshëm si Food, por në vend të ushqimit, përdoret për rruajtjen e miqësive të reja.

Shembull, njoftoni ndonjë person i cili ju pëlqen, fotografoni atë dhe jepni atij telefonin tuaj për ti shkruajtur informacionet e tij, si kontakt mail ose profilet në rrjetet sociale që më pas më lehtë të gjeni njëri tjetrin në botën virtuale. Mund të kërkoni nga miku juaj i ri që vet ai të fotografohet me telefonin tuaj.

Pasi të shtohet ndonjë e-mail, Evernote në mënyrë automatike dërgon e-mail mesazh deri tek miku juaj me informacionet tuaja. Ashtu që në mënyrë shum të thjeshtë dhe të dobishëm shtoni ndonjë kontakt, shokë ose ndonjë partner biznesi.

Ngjajshëm sikur me Food edhe Hello në mënyrë automatike sinkronizohet me profilin e Evernote./itshqip

RELATED BY