EZTV kthehet pas sulmit nga policia suedeze

Janë bërë gati dy javë që kur pronarët e të drejtave autoriale dëbuan disa uebfaqe me torrent përgjithmonë nga interneti- të paktën kështu menduan. Aksioni i ndërmarrur nga policia...

EZTV kthehet pas sulmit nga policia suedeze

Janë bërë gati dy javë që kur pronarët e të drejtave autoriale dëbuan disa uebfaqe me torrent përgjithmonë nga interneti- të paktën kështu menduan. Aksioni i ndërmarrur nga policia suedeze çoi deri në rrëzimin e serverëve të uebfaqes Pirate Bay, por njëkohësisht edhe shumë faqe të tjera u mbyllën së bashku me këtë. EZTV ishte jashtë linjave (offline) pas bastisjes nga policia suedeze, por duket që uebfaqja tani është kthyer duke poseduar material të ri që shkel të drejtat autoriale.

EZTV.it është njëra prej uebfaqeve më të mëdha e përqëndruar në shfaqje televizive që fatkeqësisht ishte e strehuar nën serverët e Pirate Bay. Ndryshe nga Pirate Bay, ekipi i EZTV arriti të mbledh të dhënat nga disa server duke krijuar tashmë një uebfaqe të re me të gjithë linqet e torrent-ve dhe me domain origjinal.

EZTV është thjeshtë një alternativ e Pirate Bay që është më shumë e përqëndruar në shfaqjet televizive.  Ashtu si më parë, stafi ka organizuar listën e shfaqjeve televizive  dhe i ka postuar ato në uebfaqe. Pirate Bay qëndron ende jashtë linjave (offline), por duket që domaini i uebfaqes është duke shfaqur shenja jete, pasi që uebfaqja ka një flamur të animuar të piratëve i cili vazhdon të valojë vazhdimisht./itShqip

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY