Facebook Beta për Android tani me Material Design

Tashmë, shumica e aplikacioneve nga Google kanë marrur Material Design që është prezantuar së bashku me Android 5.0 Lollipop, por duket se edhe aplikacionet më të famshme do t’i...

leaf graphic

Tashmë, shumica e aplikacioneve nga Google kanë marrur Material Design që është prezantuar së bashku me Android 5.0 Lollipop, por duket se edhe aplikacionet më të famshme do t’i bashkangjiten këtij dizajni të mrekulleshëm. Deri tash, aplikacioni më i shkarkuar, ndoshta edhe më i përdoruri, Facebook ende nuk ka kaluar në Material Design, por është parashikuar që në një të ardhme të afërt ne mund të shohim rrjetin social me këtë dizajn.

Duket që versioni Beta i aplikacionit Facebook për Android (që fatkeqësisht është njëri prej aplikacioneve që shpenzon më së shumti baterinë) tashmë është adaptuar me Material Design. Derisa vetëm një pjesë e caktur njerëzish janë duke testuar versionin Beta, Material Design për Facebook Beta nuk mund të përdoret nga të gjithë përdoruesit që dëshirojnë të testojnë aplikiaconin me këtë dizajn pasi që aplikacioni Beta punon vetëm me pajsijet e fundit me Android.

Facebook pranon se mund të kalojë një kohë e gjatë deri që aplikacioni të merr Material Design, por deri atëherë mjafton të shikoni pamjen e publikuar të Facebook Beta me Material Design./itShqip

RELATED BY