Facebook blen Beluga, shërbim mobil për komunikim grupor.

   Facebook blen shërbimin mobil për komunikim grupor Beluga. Sipas faqes së shërbimit thuhet se shërbimi dhe rrjeti social “janë përkushtuar të krijojnë mundësi të reja dhe më të...

 

 Facebook blen shërbimin mobil për komunikim grupor Beluga. Sipas faqes së shërbimit thuhet se shërbimi dhe rrjeti social “janë përkushtuar të krijojnë mundësi të reja dhe më të mira për komunikim, dhe shpërndarje të përvojës grupore”, pa dhënë më shum detaje, kryesisht detaje finansiare, për blerjen e këtij shërbimi.

Beluga është shërbim falas për mobil, ka aplikacion për iPhone dhe Android, i cili ju mundëson përdoruesve të zhvillojnë komunikim grupor ose privat me shokët e tyre, dhe të shpërndajnë fotografi dhe lokacione përmes atij grupi.

Interesante, Beluga është kreacion i tri ish.inxhinierëve të Google të cilët kanë punuar nga Google AdSense e deri tek Google News, Adwords dhe Gmail. Drejtori i Beluga, Ben Davenport, ka punuar edhe për Microsoft duke ju ndihmuar për të krijuar shërbimin e MSN Explorer.

Kurse çfar i përket Facebook, Beluga mund ti ndihmon rrjetit social për të përmisuar aplikacionet mobile, ose të krijojë shërbim mobil përmes së cilës përdoruesit mund të zhvillojnë “chat” ose të shpërndajnë lokacione, diçka që do të jetë e shkëlqyeshme për të promovuar Facebook Places./itshqip.com

RELATED BY