Facebook bleu ekipin pas Gowalla, shërbimi do të mbyllet

Kur Facebook bleu shërbimin për lokacione Gowalla për një shumë të papublikuar, qëllimi i facebook nuk ishte që rrjeti të shfrytëzoj teknologjinë, por të të shfrytëzojë talentin e ekipit...

Kur Facebook bleu shërbimin për lokacione Gowalla për një shumë të papublikuar, qëllimi i facebook nuk ishte që rrjeti të shfrytëzoj teknologjinë, por të të shfrytëzojë talentin e ekipit pas këtij shërbimi.

Gowalla do të shuhet ose mbyllet sepse Facebook tashmë e ka platformën e saj Places. Themeluesit Josh Williams dhe Scott Raymond së bashku me programerët e Gowalla tani do të lëvizin nga Teksasi për në Palo Alto, Kaliforni, për të punuar në selin e Facebook. Edhe pse nuk është njoftuar, megjithatë supozohet se puna e tyre do të jetë e lidhur me Timeline dhe mënyrën se si të shfrytëzohet lokacioni.

Gowalla tërheqi vëmendjen nga startimi i tij në vitin 2009, por nuk arriti të bëhet konkurent kryesor i Foursquare i cili tani ka tejkaluar shifrën prej 15 milionë përdorues.

“Gowalla si shërbim do të mbyllet deri kah fundi i janarit. Planifikojm ti largojmë informacionet tuaja Passport, Stamp dhe Pin të dhënat, si dhe fotografitë. Facebook nuk i ka blerë të dhënat e përdoruesve të Gowalla”. shkruan bashk themeluesi Williams në një blog post në faqen e këtij shërbimi./itshqip

RELATED BY