Facebook Credits do të përdoren edhe për faqet e jashtme?

Monedha virtuale e Facebook, e cila tani përdoret për të blerë mallra virtuale nga aplikacionet dhe lojrat e ndryshme të cilat ndodhen në këtë rrjet, dhe përmes së cilës...

Monedha virtuale e Facebook, e cila tani përdoret për të blerë mallra virtuale nga aplikacionet dhe lojrat e ndryshme të cilat ndodhen në këtë rrjet, dhe përmes së cilës Facebook merr 30% nga çdo transaksion, së shpejti mund të shfaqet edhe nëpër faqet e tjera të cilat nuk janë pjesë e këtij rrjetit social.

Sipas blogut të Facebook, tani për tani është vetëm eksperiment që do të bëhet në lojrat UNO Boost dhe Collapse! Blast. Facebook dhe Gamehouse, studio e cila qëndron pas këtyre lojrave, do të ndjekë reagimet e lojtarëve dhe si ato do të përdorin Facebook Credits.

Lojtarët që do të kyqen në lojrat përmes profilit të tyre në Facebook kanë opsion për të blerë vetëm me Credits, që është problem sepse nuk kanë zgjidhje tjetër. Interesante, Gamehouse pranoi të paguan 30% për përdorimin e Facebook Credits./itshqip

 

RELATED BY