Facebook do të blejë Skype?

Facebook dhe Google janë duke menduar ose për të blerë Skype ose për të realizuar ndonjë bashkpunim me Skype e cila kishte shtyrë daljen në berzë, shkruan Reuters duke...

Facebook dhe Google janë duke menduar ose për të blerë Skype ose për të realizuar ndonjë bashkpunim me Skype e cila kishte shtyrë daljen në berzë, shkruan Reuters duke cituar burime anonime.

Sipas një burimi, themeluesi i Facebook, Mark Zakerberg është i përfshirë në marrëveshjet e brendshme për blerjen e Skype, ndërsa një burim tjetër thotë se Facebook është i interesuar që të dy kompanitë të fillojnë bashkpunim të përbashkët. Nga kompanitë, thonë se nuk dëshirojnë të komentojnë këto “spekulime”.

Pritet që Skype të vlersohet diku rreth 3 ose 4 milijardë dollarë, përderisa dalja në berzë do tu sjellte  diku 1 milijardë dollarë.

Diskutimet janë në fazën e hershëm, por nuk është e qartë ende cili është opsion më i përshtatshëm për Skype, thotë Reuters duke shtuar se përderi sa Apple dhe Google “marshojnë në teritorin e Skype” janë duke i zvogëluar dhe vlerën shërbimit, ndërsa pritet diçka sigurisht të ndodhë.

Më herët, Skype dhe Facebook kishin bashkpunuar në integrimin e rrjetit për verzionin e pestë të VoIP shërbimit, që  përdoruesit të përdorin Facebook përderi sa janë në Skype./itshqip

RELATED BY