Facebook do të fiton video biseda në bashkpunim me Skype

Menjëherë pas prezentimit të Google+, Facebook njoftoi se na pret një risi “mahnitëse” këtë javë. Kjo sipas gjitha parashikimeve do të jetë video biseda përmes shfletuesit i cili do...

Menjëherë pas prezentimit të Google+, Facebook njoftoi se na pret një risi “mahnitëse” këtë javë. Kjo sipas gjitha parashikimeve do të jetë video biseda përmes shfletuesit i cili do të mundësohet në bashkpunim me Skype, zbulon Majkll Arington nga TechCrunch.

Një nga risitë më cool në Google+ është Hangout chat-i, më sakt konferencë virtuale ku përdoruesit mund të nisin video biseda. Edhe pse posedon chat tekstual, megjithatë Hangouts është i dizajnuar për video biseda dhe funksionon për mrekulli, ku jo vetëm që i bën konkurencë Facebook-ut, i cili ka një chat shum të dobët, por është konkurent direkt edhe i Skype.

Facebook dhe Skype tani kanë realizuar një bashkpunim të shkëlqyeshëm në integrimin e rrjetit social në VoIP shërbimin, dhe tani, nëse z.Arington është në të drejtë(rrallë herë gabon), do të shohim pjesën e dytë të bashkpunimit, video biseda përmes shfletuesit në Facebook me ndihmën e Skype.

Na mbetet të presim këtë risi të “mahnitshme” të Facebook dhe të zbulojmë detajet nëse do të duhet të kemi Skype profil për të përdorur video bisedat, ose do të duhet të përdorim vetëm Facebook llogarinë. Si do që të jetë, Skype, i cili tani ka diku rreth 170 milijonë përdorues do të fitojë qasje në 750 milijonë përdorues tjerë. Kjo quhet #win për Microsoft i cili sigurisht nuk duhet harruar janë pronarët e Skype. Microsoft gjithastu ka investuar në Facebook. Duket që Facebook dhe Microsoft së bashku do të përpiqen që të ndalin dominimin e Google./itshqip

 

RELATED BY