Facebook do të fusë filtra për foto

Pas dështimit për të fituar shërbimin e njohur për fotografi, Instagram, duket se Facebook do të marrë gjërat në duart e veta duke krijuar filtra për fotografitë e veta,...

Pas dështimit për të fituar shërbimin e njohur për fotografi, Instagram, duket se Facebook do të marrë gjërat në duart e veta duke krijuar filtra për fotografitë e veta, shkruan blogu New York Times.

Sipas dy inxhinierëve që punojnë në Facebook, thuhet se Mark Zuckerberg (CEO i Facebook) po kërkon artistë dhe inxhinierë për të krijuar filtra për fotografitë, para se këto filtra të lansohen tek përdoruesit.

Në rast se ju nuk e njihni shërbimin e fotografive, Instagram, atëherë mund të shikoni dhe mësoni më shumë në faqen zyrtare. Instagram dhe shumë aplikacione të tjera të ngjashme me të, lejojnë të manipuloni me fotografitë, duke shtuar ngjyra të ndryshme dhe elemente të tjera.

Megjithatë, Facebook do të prezantoj stile të reja të filtrave që do të ndihmojnë largimin e përdoruesve nga aplikacionet e tjera. Ende nuk dihet se filtrat e fotografive do të futen direkt në rrjetin social Facebook, apo vetëm në aplikacionet për celularë./itshqip

RELATED BY